image “Sasa” kandidate për deputete nga VV, thotë se e ftoi Albin Kurti

Bota e Yjeve

“Sasa” kandidate për deputete nga VV, thotë se e ftoi Albin Kurti

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në atë listë shihet edhe aktorja kosovare Ardiana Matoshi e njohur si “Sasa” e cila mban numrin 60.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë aktorja përmes një postimi në Facebook, ku tha se Albin Kurti e kishte ftuar.

Njoftimi i plotë:

Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ato tashmë janë referendum. Zakonisht, deri tani, kontributi im nëpër zgjedhje ka qenë vetëm nëpërmjet votimit. Këtë herë, me ftesën e kryeministrit Albin Kurti do të garoj edhe unë.

Në këto zgjedhje, në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta kem numrin 60. Nëse e lexoni mbrasht numrin 60, pra 06 është numri i Gjilanit tim.

Falemnderit që më keni qëndruar afër e uroj që të ua zbardhi fytyrën përherë.

E juaja,

Adriana

/Gazeta Sinjali/