image SARS Cov 2 – virus stabil, vaksina kundër tij do të jetë e efektshme

Analizë

SARS Cov 2 – virus stabil, vaksina kundër tij do të jetë e efektshme

news image

Prof. Asoc. Dr. Ilir Q. Tolaj

Virusi shkaktar i pandemisë COVID-19, SARS Cov 2, paraqitet me së paku 6 tipe. Përkundër mutacioneve të tij, virusi po tregon ndryshueshmëri të vogël, gjë që është lajm i mirë për hulumtuesit që po punojnë në zhvillimin e vaksinës kundër këtij infeksioni.

Këto janë rezultatet e studimit më të gjërë të bërë deri tash lidhur me strukturën gjenomike të SARS Cov 2, nga shkenctarët e Universitetit të Bolonjës, e  që ka përfshirë  analizën e 48635 gjenomeve të koronavirusit, të izoluara në laboratoret e ndryshme në gjithë botën. Studimi është publikuar në revistën shkencore Frontiers in Microbiology.

Rezultatet e para të këtij studimi janë mjaft shpresëdhënës. Koronavirusi SARS Cov 2 paraqitet me pak ndryshime, përafërsisht 7 mutacione në çdo mostër.  Kjo është për gjysmë më pak sesa variavionet të cilat paraqitetn tek virusi i gripit sezonal.

Këto të dhëna flasin se koronavirusi aktual tashmë është optimizuar për të infektuar qeniet njerëzore dhe kjo e shpjegon ndryshimin e ultë evolutiv të tij. Kjo e dhënë nënkupton se mjekimet antivirale që po zhvillohen, duke i përfshirë edhe vaksinat, do të jenë efektive kundër tij.

Aktualisht janë të njohur 6 tipe të koronavirusit SARS Cov 2, me që tipi L, ai i pari që e ka shkaktuar epideminë në Wuhan, i izoluar në nëntor 2019, tashmë është zhdukur. Tash nëpër botë më së shumti është i përhapur tipi G i koronavirusit; diku rreth 74% të të gjitha mostrave i takojnë këtij tipi.

Pos këtyre 6 tipeve kryesore të virusit SARS Cov 2, hulumtuesit kanë identifikuar edhe disa  muatcione të tjera të rralla (<1%), të cilat, nuk janë shqetësuese edhepse edhe ato po monitorohen me kujdes./Gazeta Sinjali/