Sport/ Sarri: Rritja e Juventusit ka ngecur, por morëm rezultat pozitiv ndaj Milanit

news image

Maurizio Sarri pranon se rritja e Juventusit ka ngecur pak në tre javët e fundit dhe ekipi po pranon gola të shmangshëm, por gjithashtu pa gjëra pozitive nga barazimi ndaj Milanit në Kupën e Italisë.

Bianconerët morën një barazim 1-1 në minutat shtesë me anë të Cristiano Ronaldos, i cili zhvlerësoi golin e Ante Rebic, ndërsa Theo Hernandez u ndëshkua me të kuq.

Ky barazim i ka pëlqyer trajnerit Sarri, por jo edhe loja e ekipit të tij në këtë ndeshje dhe në javët e fundit.

“Ne bëmë më mirë sa i përket pasimeve dhe të luajturi nga mbrapa, por disi çaluam në pjesën e retë të fushës. Është një proces dhe ne po vazhdojmë”, ka thënë fillimisht Sarri për Rai Sport.

“Po pranojmë gola të shmangshëm sikurse ky sot, i cili sipas mendimit tim ishte i lehtë për t’u mbrojtur. Ne po vinim nga një performancë e keqe në Verona, por morëm një rezultat pozitiv, veçanërisht pasi është ndeshja e parë”.

“Ndonjëherë ne jemi shumë të ngadaltë dhe nuk duhet ta lejonim Ibrahimovicin në zonë. Prania e tij ishte thelbësore. Ne nuk ishim mjaft agresivë në mbrojtjen tonë”.

“Nuk shqetësohem për formën, pasi i vetmi shqetësim i vërtetë në jetë është shëndeti juaj. Duket se do të kalojë një fazë normale, është e paimagjinueshme që një ekip të jetë një ngjitje e vazhdueshme. Ky është një sport, varet shumë nga kushtet fizike dhe psikologjike të shumë lojtarëve”.

“Rritja jonë ka ngecur pak në tre javët e fundit, pranojmë gola të shmangshëm. Duke thënë këtë, ne kemi pranuar vetëm dy më shumë sesa mbrojtja më e mirë në Serie A, kështu që nuk është aq shumë çështje”, përfundoi italiani. 


Shpërndaje artikullin