image Sa mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në marketin në Prishtinë

Drejtësi

Sa mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në marketin në Prishtinë

news image

Pas pamjeve ekskluzive që Gazeta Sinjali publikoi mbrëmë, ku shihet se si i dyshuari Feim Berisha rrah brutalisht një grua në një pikë të supermarketit “Interex”, në Prishtinë, Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

I njëjti ndodhet në mbajtje dhe dyshohet se ka kryer veprën “sulmi”, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë vepër penale, sipas Kodit Penal, dënimi mund të jetë me gjobë ose me burgim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/