image Sa importon nga Serbia dhe sa eksporton Kosova mallra në Serbi? - Sinjali

Sa importon nga Serbia dhe sa eksporton Kosova mallra në Serbi?

news image

Serbia eksporton në Kosovë mallra me vlerë prej qindra miliona eurosh çdo vit. Por, në Serbi, interesimi për produkte nga Kosova është dukshëm më i vogël.

Kosova blen pije joalkoolike, produkte gruri, vajra e yndyra dhe produkte ushqimore nga Serbia, së cilës i shet gypa e tuba, fruta dhe artikuj plastike.

Në vitin 2020, Kosova ka eksportuar 31 milionë euro në Serbi, kurse ka importuar 174 milionë euro mallra.

Në vitin 2021, importi nga Serbia është gati dyfish më i madh në krahasim me një vit më herët.

Gjatë vitit që lamë pasë Kosova ka importuar 306 milionë euro mallra nga Serbia, kurse ka eksportuar 44 milionë euro mallra në shtetin fqinj.

Gjatë vitit 2019 kur qeveria e Kosovës vendosi taksë prej 100% ndaj produkteve serbe, importi nga Serbia ishte 6 milionë euro, kurse eksporti në Serbi 27 milionë euro, raporton REL.

Importi më i lartë i mallrave serbe ishte në vitin 2017, me 450 milionë euro mallra të importuara.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin