image Sa i kanë përmbushur premtimet kryetarët e komunave?

Kosovë

Sa i kanë përmbushur premtimet kryetarët e komunave?

news image

Nga gjithsej 902 premtime të  kryetarëve të komunave të dhëna në zgjedhjet lokale të vitit 2017, sipas hulumtimit të Institutit GAP, deri në muajin qershor 2019,  janë përmbushur vetëm 248 premtime.

Sipas hulumtimit “Letërnjoftimi i Komunave”, 110 prej premtimeve, rezultojnë gjysmë të përmbushura, 339 premtime kanë filluar të përmbushen, ndërsa për 205 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre. 

GAP thekson se, për dallim nga gjashtë mujori i fundit i vitit 2018 ku ishte vërejtur një trend pozitiv në përmbushjen e premtimeve nga fusha e arsimit, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kjo fushë ka shënuar ngecje. Në gjithsejtë 26 komuna të cilat janë pjesë e monitorimit nga Instituti GAP, në fushën e arsimit janë dhënë 126 premtime. Nga to, vetëm 24 premtime rezultojnë të përmbushura.   

Numri më i madh i premtimeve të përmbushura është shënuar në fushën e infrastrukturës, bujqësisë dhe shërbimeve publike. Ndërsa, përveç arsimit, fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë ajo e ekonomisë, shëndetësisë dhe e urbanizimit.