image Rusia pretendon se luftëtarë të huaj janë vrarë në sulmin në Lviv

Botë

Rusia pretendon se luftëtarë të huaj janë vrarë në sulmin në Lviv

news image

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka vlerësuar se në sulmin ndaj bazës stërvitore në Javoriv në perëndim të Ukrainës “janë vrarë deri në 180 mercenarë të huaj” dhe janë shkatërruar një numër i konsiderueshëm i armëve, që Ukraina i ka marrë nga shtetet e tjera.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Igor Konashenkov, tha se Rusia do të vazhdojë sulmet ndaj luftëtarëve të huaj të cilët i bashkohen forcave ukrainase, raportuan mediat ruse.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se në sulmin në bazën ushtarake në Lviv, në perëndim të Ukrainës, janë vrarë 35 persona dhe 130 të tjerë janë plagosur./rel

/GazetaSinjali/