image Rusia nuk ka më kontroll të plotë në asnjërën prej katër krahinave të ‘aneksuara’ të Ukrainës

Botë

Rusia nuk ka më kontroll të plotë në asnjërën prej katër krahinave të ‘aneksuara’ të Ukrainës

news image

Rusia nuk ka më kontroll të plotë të asnjë prej katër provincave të Ukrainës, të cilat thotë se i aneksoi javën e kaluar pasi trupat ukrainase u tha se përparuan dhjetëra kilometra në Kherson në jug të vendit.

Të hënën, ushtria ruse pranoi se forcat e Kievit kishin depërtuar në këtë rajon. Ata thanë, se ushtria ukrainase dhe “njësitë e saj superiore të tankeve” kishin arritur të “depërtonin në thellësitë e mbrojtjes sonë” rreth fshatrave Zoltaya Balka dhe Alexsandrovka.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se trupat ruse kishin pushtuar atë që ai e quajti “vijë mbrojtëse të përgatitur paraprakisht”. Ata vazhduan të “shkaktojnë dëme masivë zjarri” në forcat ukrainase, deklaroi ai.

Brigada ukrainase duket se kanë arritur përparimin e tyre më të madh në rajon që nga fillimi i luftës, duke shpërthyer vijën e frontit dhe duke përparuar me shpejtësi përgjatë lumit Dnieper, transmeton KlanKosova.tv.

Kievi nuk ka dhënë informacione zyrtare lidhur me rimarrjen e rajoneve nga ushtria ruse. Burimet ruse, për The Guardian, pranuan se ofensiva e tankeve ukrainase kishte lëvizur përgjatë bregut perëndimor të lumit, duke rimarr një sërë fshatrash gjatë rrugës dhe duke kërcënuar linjat e furnizimit për mijëra trupa ruse të izoluara.

Zelenskiy ka njoftuar se janë çliruar vendbanimet Arkhanhelske dhe Myrolyubivka në rajonin verior të Kherson-it. Ushtarët ukrainas janë parë duke valëvitur flamrin kaltër dhe verdhë mbi një çati të shkatërruar nga predhat, në Myrolyubivka.

Në fjalimin e tij të fundit, Zelenskiy hodhi poshtë si një “farsë” aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia, i cili përfshin provincat Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk. Duke refuzuar të përmendë emrin e Vladimir Putinit, ai tha se “dikush, diku” kohët e fundit kishte mbajtur ato që ai i quajti “pseudo-referendume”.

Të premten, Putini mbajti një ceremoni madhështore nënshkrimi në Kremlin me katër “udhëheqësit” e zgjedhur nga Rusia të rajoneve të okupuara të Ukrainës. Ai deklaroi se territoret ishin “përgjithmonë” të Rusisë dhe tha se do të përdorte “të gjitha mjetet në dispozicion” për t’i mbrojtur ato – duke u referuar për armët bërthamore.

/GazetaSinjali/