image Rusia e gatshme të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

106.914

Të shëruar

99.628

Të vdekur

2.225

Rusia e gatshme të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Rusia është e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi, nëse kjo e fundit kërkon, ka thënë ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko.

Ai në një intervistë për mediumin rus “Sputnik”, përcjell “b92” të enjten, ka thënë se edhe ashtu Rusisë i takon të përfshihet, pasi është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe se çështja e Kosovës është temë në këtë organizatë.

Sipas tij, qëndrim i Rusisë është se vetëm një marrëveshje që plotëson interesat e Serbisë mund të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin