image Ruiz Jr thotë se do ta rrah sërish Anthony Joshuan

Sporte Luftarake

Sport/ Ruiz Jr thotë se do ta rrah sërish Anthony Joshuan

news image

Andy Ruiz Jr, po beson thellë se mund të shkaktojë edhe befasinë e dytë kundër Anthony Joshuas. Madje, ai po thotë se nuk do t’i ketë vetëm 15 minuta famë, por këmbëngulë se do të shkruaj historinë.

Këto pretendime ai i ka bërë në konferencën për media në Arabinë Saudite.

29-vjeçari Ruiz është përballë me kritika se e ka humbur përqendrimin që prej fitores tronditëse ndaj Joshuas për titujt IBF, WBA dhe WBO, por ai këmbëngul se do ta dëshmojë se kritikët e tij e kanë gabim.

Po ashtu, ai e ka shfrytëzuar rastin për të marrë shumë sponsorë dhe për të qenë pjesë e shumë emisioneve televizive.

“Shumë njerëz po thonë se unë nuk po stërvitem dhe nuk po e marr seriozisht rimeçin. Ka shumë përgjegjësi këtu”.

“Uria nuk më ka humbur. Nuk dua që kjo famë të jetë 15-minutëshe. Dua që ajo të zgjasë, të jetë një gjeneratë, të jem kampion për shumë vjet. Do ta shkruaj historinë dhe do të fitoj në stilin dhe në mënyrën e njëjtë si më 1 qershor dhe do ta dëshmoj së të gjithë e patën gabim”, ka deklaruar ai.