image Rudiger objektiv i Bayern Munich/ Deklarohet Nagelsmann

Futboll

Rudiger objektiv i Bayern Munich/ Deklarohet Nagelsmann

news image

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann ka refuzuar të flas lidhur me transferimin e mundshëm të yllit të Chelseas, Antonio Rudiger.

Bayern është në kontakte me agjentin e gjermanit dhe e do vitin tjetër si agjent të lirë.

Chelsea shpreson ta bind 28-vjeçarin të rinovojë, derisa edhe PSG dhe Real Madrid janë duke vëzhguar situatën.

Pavarësisht spekulimeve, Nagelsmann nuk ka konfirmuar ose mohuar interesimin për Rudigerin.

“Nuk flas për lojtarët që janë me kontratë të klubet tjera, jemi jashtë afatit kalimtar”.

“Është gjerman, është duke përformuar mirë. Thomas e ka ndihmuar të arrijë nivelin më të mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, vendimi përfundimtar do t’i takojë gjermanit, që tani është ndër lojtarët kyç në “Stamford Bridge”. /Gazeta Sinjali Sporti/