image Rudari pas 6 rasteve me COVID-19 në Podujevë: Numri i të prekurve është më i madh sesa i të identifikuarve

Shëndetësi

Rudari pas 6 rasteve me COVID-19 në Podujevë: Numri i të prekurve është më i madh sesa i të identifikuarve

news image

Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari  ka thënë se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 6 persona pozitiv me COVID-19 në këtë komunë e jo 8 siç shkruan në raportin e publikuar të IKSHPK-së.

Sipas tij, numri total i rasteve aktive me koronavirus shkon në 46.

“Sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u njoftuam se edhe 6 persona (jo 8 siç shkruan në raportin e publikuar) nga Komuna e Podujevës, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Kjo e çon në 46 numrin e përgjithshëm të personave aktivë me Covid-19 në komunën tonë”, ka thënë ai.

Sipas tij rritja e numrit të rasteve dhe shpejtësia e shpërndarjes së koronavirusit është tregues se duhet të jemi më të kujdesshëm në respektimin e udhëzimeve, sepse numri i të prekurve është më i madh sesa i të identifikuarve.

“Me të gjitha mekanizmat lokale jemi të mobilizuar maksimalisht që këtë situatë ta përballojmë, mirëpo rritja e numrit të rasteve dhe shpejtësia e shpërndarjes së virusit SARS-CoV-2, është tregues se duhet të jemi më të kujdesshëm në respektimin e udhëzimeve, sepse numri i të prekurve është më i madh sesa i të identifikuarve”. /Gazeta Sinjali/