image Rrotullohet një autobus në Gjermani, 20 pasagjerë të lënduar

Evropë

Rrotullohet një autobus në Gjermani, 20 pasagjerë të lënduar

news image

Një autobus i Flixbus u përmbys në autostradën A19 në shtetin Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, në afërsi të qytetit Roebel në Gjermani, në orët e para të mëngjesit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 2:40 dhe në të ndodheshin rreth 53 persona.

Sipas raportimeve të mediave, përfshirë DPA-në, 20 pasagjerë u plagosën, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje shumë të rëndë. Autobusi kishte nisur udhëtimin nga Kopenhani dhe ishte në rrugë për në Vjenë.

Për shkak të aksidentit, trafiku në drejtim të Berlinit u mbyll përkohësisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/