image Rritet numri i viktimave nga koronavirsi, vdes edhe një person në Shqipëri

Rajon

Bilanci/ Rritet numri i viktimave nga koronavirsi, vdes edhe një person në Shqipëri

news image

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv në Shqipëri, si pasojë e tromboembolisë pulmonare, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID-19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.

Me këtë, numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 22, ndërsa totali i rasteve me Covid-19 është 377.