image Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Botë

Lëkundje/ Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

news image

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot pjesën lindore të Turqisë, kanë bërë të ditur zyrtarët shtetëror për mediat lokale.

Vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.8 shkallë të Rihterit, duke bërë që provinca Elazig në lindje të shkundet e tëra.

Më pas janë ndjerë edhe dy tërmete por me fuqi më të vogël – njëri prej 5.4 dhe tjetri 5.1 shkallë të Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të vogël Sivrice, që ka hiq më shumë se 4 mijë banorë.

Guvernatori Cetin Oktay Kaldirim, ka deklaruar për televizionin NTV se tre persona kanë vdekur në provincën Elazig. Ndërkaq agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu ka cituar guvernatorin Aydin Barus, duke thënë se të paktën pesë persona tjerë kanë vdekur në afërsi të provincën Maltaya.

Të paktën 225 persona janë lënduar në Elazig dhe 90 tjerë në Malatya. Guvernatori lokal Cuma Telceken ka thënë se 7 persona besohet se kanë mbetur të ngujuar brenda dy ndërtesave të shembura në Maden./Gazeta Sinjali/