image Rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi në Serbi

Rajon

Rajon/ Rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi në Serbi

news image

Epidemiologu, Predrag Kon, tha se në 24 orët e fundit, shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga virusi Covid-19 në Serbi, duke e çuar numrin e viktimave në 58.

Sipas tij, me 292 raste të reja numri i të prekurve nga ky virus shkon në gjithsej 2200, raporton Tanjug.

Kon  bëri me dije në një konferencë për shtyp se 1,192 njerëz ishin testuar që nga raporti i fundit, 292 prej të cilëve dolën pozitivë.

Si masë preventive për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit, në Serbi është vendosur orë policore nga ora 17:00 deri në 5 të mëngjesit, kurse gjatë vikendit nga ora 15:00 deri në 5.

Qeveria e këtij vendi gjithashtu ka mbyllur kufijtë e saj, kurse transporti urban është ndalur përkohësisht. Të drejtë lëvizje kanë vetëm ata persona që posedojnë leje të veçantë, që dëshmojnë se duhet të shkojnë në punë./GazetaSinjali/