image Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Rajon

Rajon/ Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

news image

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 306 qytetarë dhe nga këta 17 kanë rezultuar pozitivë në Shqipëri, ndërsa 9 të tjerë janë shëruar.

Mes të testuarve janë 48 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë për COVID19.

Në total numri i personave të infektuar shkon në 933.

“Rastet e reja janë të përqendruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë” – u shpreh Doktoreshë Rovena Daja Instituti i Shëndetit Publik./Gazeta Sinjali/