image Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Rajon

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

news image

117 raste pozitive me COVID-19  janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

Në 24 orët e fundit, kanë vdekur edhe dy pacientë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.

Ndërsa janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2 mijë e 14 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në Shqipëri aktualisht janë 1 mijë e 462 persona aktiv me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës./Gazeta Sinjali/