image Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

155 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë realizuar 1 mijë e 845 testime.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-51, Kumanovë-11, Dibër-2, Shtip-13, Prilep-4, Tetovë-10, Strugë-3, Manastir-1, Ohër-6, Kavadar-14, Gostivar-22, Gjevgjeli-1, Probishtip-1, Demir Hisar4, Makedonski Brod-5, Vinica-2, Kërçovë-3, Negotinë-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, dy pacientë kanë humbur betejën me COVID-19. Njëra nga viktimat është nga Shkupi (80 vjeçar) dhe tjetra nga Shtipi (74 vjeçar).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 127 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Maqedoninë e Veriut shkon në 11 mijë e 554, prej të cilëve 7 mijë e 607 janë shëruar, ndërsa 519 kanë vdekur./Gazeta Sinjali/

Во последните 24 часа се направени 1845 тестирања, а регистрирани се 155 нови случаи на ковид-19 во: -Скопје…

Posted by Министерство за здравство / Ministria e Shëndetësisë on Friday, August 7, 2020