image Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani

Botë

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani

news image

Gjermania ka konifirmuar edhe 741 rastet pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e quar numrin e të prekurve në 180 mijë e 458.

Numri i të vdekurve brenda një dite ishte në 39 duke e quar numrin e përgjithshëm në 8 mijë e 450, shkruan BBC.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 është pothuajse dyfish më i lartë, krahasuar me shifrat e ditëve të fundit, ndërsa numri i vdekjeve mbetet afërsisht në të njëjtin nivel.

Si pjesa më e madhe e Evropës, edhe Gjermania aktualisht po lehtëson masat e izolimit, por zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se mund të ketë një përhapje tjetër të virusit./Gazeta Sinjali/