image Rritet numri i të dyshuarve me koronavirus në Kosovë, 10 persona në pritje të rezultateve

Shëndetësi

Shëndetësi/ Rritet numri i të dyshuarve me koronavirus në Kosovë, 10 persona në pritje të rezultateve

news image

Në Klinikën Infektive në QKUK janë lajmëruar edhe 10 raste të reja, të dyshuar për koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Rezultatet e pacientëve pritet të publikohen sot pasdite, konkretisht pas orës 18:00-19:00 konfirmuan nga IKSHPK për Gazetën Sinjali.

Ndërkohë, në IKSHPK po presin edhe mostra të reja nga Klinika Infektive.

“Ende nuk dihet numri i saktë se sa do të testohen sot”, tha një burim i Gazetës Sinjali.

Rezultatet e analizave do të dalin edhe për vajzën 20-vjeçare nga Gjakova që po dyshohet për koronavirus.

Deri më tani në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus, Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime për parandalimin e përhapjes së pandemisë edhe në vendin  tonë. /Gazeta Sinjali/