image Rriten rastet me koronavirus në Itali

Rajon

Rriten rastet me koronavirus në Itali

news image

Rastet me koronavirus kanë shënuar rritje gjatë 24 orëve të fundit, në Itali. Sipas të dhënave zyrtare, 4 mijë e 259 persona rezultuan pozitivë nga 235 mijë testime të kryera.

21 persona të tjerë humbën jetën, ndërkohë që vijon ulja e numrit të të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera COVID.

Që nga nisja e pandemisë në Itali janë infektuar me koronavirus 4.2 milionë persona dhe kanë humbur jetën 127 mijë prej tyre./Gazeta Sinjali/