image Rrihen mes vete tre persona në Prishtinë

Siguri

Rrihen mes vete tre persona në Prishtinë

news image

Tre persona janë prangosur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë, për shkak se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i cili ka qenë në vendin e ngjarjes ka thënë për Sinjalin se tre të arrestuarit kanë filluar të rrahihen mes vete, për shkak të një problemi që kanë pasur.

Për shkak të lëndimeve që ia kanë shkaktuar njëri-tjetrit, ata janë dërguar për tretman mjekësor.

Nga burimet brenda prokurorisë Sinjali mëson se pasi që janë liruar nga spitali, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/