image Rrihen mes vete tre persona në Lipjan, njëri përfundon në QKUK

Siguri

Rrihen mes vete tre persona në Lipjan, njëri përfundon në QKUK

news image

Tre persona janë rrahur mes vete dje rreth orës 13:35 në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje që kishin mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se si pasojë e kësaj rrahjeje një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Kurse, policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një brisk, teksa ka njoftuar se si pasojë e këtij rasti edhe një veturë është dëmtuar.

Me vendim të prokurorit njëri nga tre të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjetër janë liruar.

/Gazeta Sinjali/