image Rrihen mes vete shtatë persona në Gjakovë, bëhen për spital

Siguri

Rrihen mes vete shtatë persona në Gjakovë, bëhen për spital

news image

Shtatë persona janë rrahur mes vete dje në rrugën “UÇK” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se “është raportuar për një rrahje në mes dy grupeve, ku  katër të dyshuar meshkuj  kosovarë i kanë sulmuar fizikisht tre viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”.

Policia nuk ka bërë të ditur se cilat kanë qenë arsyet e kësaj rrahjeje mirëpo ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Po ashtu, ajo ka njoftuar  janë arrestuar dy prej të dyshuarve  të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/