image Rrëzohet nga çatia, lëndohet një punëtor në Gjakovë

Sociale

Rrëzohet nga çatia, lëndohet një punëtor në Gjakovë

news image

Një punëtor është rrëzuar nga një lartësi prej 4 metrave gjatë kohës që ishte duke punuar në rregullimin e një çatie në Gjakovë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se punëtori ishte duke punuar pa pajisje mbrojtëse, më pas ai është dërguar në QKUK për trajtim sepse ka pësuar lëndimet trupore.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke kryer disa punime në demolimin e një çatie është rrëzuar nga një lartësi rreth 4 metra,me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore si dhe inspektori i punës. Viktima fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës e me pas për shkak të lëndimeve ka vazhduar për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, thotë Policia.

Pronari i firmës është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. Gazeta Sinjali