image Rreth 32 mijë pacientë lirohen nga spitali i Kinës pasi u shëruan nga koronavirusi

Botë

Botë/ Rreth 32 mijë pacientë lirohen nga spitali i Kinës pasi u shëruan nga koronavirusi

news image

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan sot se deri mëngjesin e të enjtes 32,495 pacientë të infektuar me koronavirusin e ri janë liruar nga spitalet pas rekuperimit të plotë.

Vetëm të mërkurën 2,750 dolën nga spitali pas rekuperimit të plotë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në raportin e përditshëm.

Deri mëngjesin e të enjtes një total prej 78,497 raste të konfirmuara infektimi janë raportuar në 31 provincat e Kinës kontinentale, dhe 2,744 kanë vdekur nga sëmundja./Gazeta Sinjali/