image Rreth 20 të plagosur nga bombardimi i spitalit të fëmijëve në Ukrainë

Botë

Rreth 20 të plagosur nga bombardimi i spitalit të fëmijëve në Ukrainë

news image

Ushtria ruse raportohet se gjatë ditës së sotme ka bombarduar një spital të fëmijëve në Mariupol të Ukrainës.

Sipas informacioneve që janë dhënë deri më tani dyshohet se rreth 20 persona janë plagosur nga ky sulm.

“Shkatërrimi është i madh. Ndërtesa e objektit mjekësor ku u trajtuan fëmijët kohët e fundit është shkatërruar plotësisht. Informacioni për viktimat është duke u sqaruar,” tha këshilli bashkiak i qytetit.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy thotë se fëmijët janë nën rrënoja pasi  sulmi ajror rus goditi spitalin.

“Goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitetin. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbylleni qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzimin“, ka shkruar presidenti ukrainas në llogarinë e tij në Twitter.

Image

/GazetaSinjali/