image Rreth 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

Rreth 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Që nga shkurti i vitit të kaluar, kur filloi testimi i qytetarëve për COVID-19, e deri më tash, janë testuar 456 mijë e 664 persona të cilët kishin simptoma të infeksionit ose ishin raste kontakti me të infektuarit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga numri i përgjithshëm i mostrave të testuara, 93 mijë e 341 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Nga të gjithë të infektuarit, 1 mijë e 948 kanë ndërruar jetë, ndërsa 79 mijë e 490 të tjerë janë shëruara nga ky virus.

Momentalisht, në Kosovë janë 13 mijë e 903 raste aktive me COVID-19.

Derisa vaksinimi i stafit mjekësor ka filluar javën e kaluar, nga sot do të fillojë imunizimi i personave mbi moshën 85 vjeç./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin