image Rreth 130 persona janë vaksinuar sot kundër COVID-19 në Pejë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Rreth 130 persona janë vaksinuar sot kundër COVID-19 në Pejë

news image

Komuna e Pejës ka pranuar të premten rreth 950 vaksina të reja antiCOVID, por që tollovia e krijuar në Prishtinë kishte bërë që procesi i vaksinimit në këtë komunë të shtyhet, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, ka thënë se ky proces ka filluar sot dhe gjithçka deri më tash ka shkuar mirë.

Sipas tij, vetëm në ditën e sotme janë vaksinuar rreth 130 persona kundër COVID-19, teksa tha se për të mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve janë të gatshëm ta ftojnë edhe Policinë e Kosovës.

“Gjatë ditës së sotme janë vaksinuar rreth 130 persona. Vaksinimi është duke u bërë me plan. Ata që kanë aplikuar online apo që janë paraqitur më herët në qendrat e vaksinimit ftohen me orë dhe minuta të saktë për të mos krijuar radhë dhe tollovi”, ka deklaruar Loci për RTV Dukagjini.

Ne marrim çdo ditë lista të azhurnuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe jemi të obliguar të zbatojmë ato lista. Nëse ka hapësirë mund të vazhdojmë me vaksinimin e personave tjerë”, shtoi ai.


Shpërndaje artikullin