image Rreth 10 mijë raste të gripit për dy muaj në Kosovë

Kosovë

Shëndetësi/ Rreth 10 mijë raste të gripit për dy muaj në Kosovë

news image

Prej datës 1 tetor e deri më 4 dhjetor në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 9,545 raste të dyshimta me grip, 1504 raste infeksione respiratore akute dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut (SARI).

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe.

Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës, por nuk kalon pragun epidemik.

Prej periudhës së lartëcekur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 25 mostra të dyshimta me grip.

Në Qendrën Kombëtare të Gripit të mërkurën janë izoluar dy rastet e para të gripit tipi A.

Në Klinikën Infektive- SHSKUK janë të hospitalizuar dy raste pozitive me gripin A në gjendje stabile shëndetësore, njëri nga rastet ka edhe sëmundje të tjera shoqëruese me infiltratio pulmonum, HTA, ICV, Hiperplazio prostate, Insuficiencë renale.

Instituti Kombëtar ka apeluar të gjithë drejtorët rajonalë të shëndetësisë publike të ngrihet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë./Gazeta Sinjali/