image Rrëshqitje dheu në Prizren, shkëmbi bllokon njërin shirit të rrugës

Siguri

Rrëshqitje dheu në Prizren, shkëmbi bllokon njërin shirit të rrugës

news image

Sot rreth orës 09:00 ka pasur rrëshqitje të dheut dhe shkëmbinjve në rrugën Gjonaj – Tupec në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se në rrugë ka rënë një shkëmb.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai bëri të ditur se tashmë rruga është pastruar dhe liruar për qarkullim dhe se rënia e shkëmbit nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

“Në mëngjes ka ndodhur rasti rreth orës 09:00, rruga është pastruar, dëme nuk ka, ka rënë një gurë”, tha Osmanollaj për Sinjalin./Gazeta Sinjali/