image Rrëmbeu dy fëmijët e tij, arrestohet kosovari më i kërkuar në Austri

Diasporë

Rrëmbeu dy fëmijët e tij, arrestohet kosovari më i kërkuar në Austri

news image

Për vite të tëra Sh.M. ishte një nga personat më të kërkuar nga Zyra Federale e Policisë Kriminale në Austri.

Pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten se kujt do t’i takojnë fëmijët për kujdestari, shqiptari rrëmbeu fëmijët e tij, vajzën (atë kohë) trevjeçare M. dhe djalin pesëvjeçar I. nga Grieskirchen dhe bashkë më ta iku përmes Shqipërisë për në Kosovë. Gjurmët u zhdukën. Edhe kërkimet e Interpolit atje ishin të pasuksesshme, shkruan oe24.at.

Por hetuesit e LKA të Austrisë së Epërme nuk u dorëzuan. Në vitin 2019 ata rihapën sërish çështjen. Me ndihmën edhe të Ambasadës austriake në Kosovë mblodhën të dhëna për vendndodhjen e babait dhe fëmijëve.

Gjithçka funksionoi. Në korrik Sh.M. u arrestua në Prizren. Ai tani është në paraburgim dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të transferohet për në Austri. Për shkak të rrëmbimit, pas kthimit në Austri, ai pritet të përballet deri në tre vjet burgim.

Të dy fëmijët janë nën kujdesin e autoriteteve austriake në Kosovë. Atyre u janë dhënë pasaporta emergjente dhe pritet që shumë shpejt të kthehen në Austri. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të mund ta takojnë nënën e tyre, A.N.

Dhjetë vjet më parë A.N. kishte fituar të drejtën nga gjykata përkatëse e Grieskirchen për kujdesin ndaj fëmijëve të saj.

/GazetaSinjali/