image Rrëfimi prekës i Haradinajt, tregon si ia sulmuan serbët shtëpinë dhe ia vranë vëllain

Kosovë

Rrëfimi prekës i Haradinajt, tregon si ia sulmuan serbët shtëpinë dhe ia vranë vëllain

news image

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka rrëfyer për plagët e marra në luftë dhe momentin e vrasjes së vëllait të tij, Shkëlzenit, transmeton Gazeta Sinjali.

Haradinaj mes tjerash ka treguar edhe për momentin kur serbët ia kishin sulmuar shtëpinë e tij në mars të vitit 1998.

“Kosova vazhdon të dëshmojë pafajësinë, ky është një filtër i radhës. Ne kemi kaluar disa filtra të drejtësisë dhe të ligjit. Vëllai im Shkëlzeni që ishte edhe krahu i djathtë i luftës për mua u vra më 16 prill 1999 në Maznik pikërisht duke provuar të ndalë një depërtim, një ekspeditë të shthurur serbe te disa familje që ishin të strehuar diku, i thonë një vendi, Velikobar, Bardhaniq, Velikobar. Ne nuk kishim mundësi me ndaluar atë ofensivë, prill 1999, por ai nuk mundi me pranu faktin mos me shku me dalë para asaj kolone, pa përgatitje paraprake, aty është vrarë Shkëlzeni dhe të tjerët, vetëm mos me lënë forcat me mbërritur te ato familje. E tillë është gjithë përvoja jonë.

Në 24 mars 1998 u sulmuam në shtëpi, në familje, ka qenë nëna, motra, fëmija vegjël, edhe jemi detyruar me u mbrojtur. Në aktakuzën time, hyrja është 24 mars 1998, pastaj shumica u bëheshin konspiracione, dy ngjarje në të njëjtën ditë, në 24 mars 1998 Serbia na sulmoi dhe në 24 mars 1999 ndodhën sulmet mbi serbët. Rastësi, por ishte një vit luftë ballë për ballë. Kam qenë gjithë kohën në zonën  time të luftës dhe kurrë nuk jam fshehur dhe Serbia e dinte ku isha. Ditën që u sulmuam në shtëpi mora dy plagë. Që atë ditë, një vit të tërë me i bë ballë asaj makinerie lufte. Millosheviqi i ka pasur duart e lira, nga bota, nga kushdo qoftë” tha Haradinaj në abc news.

/GazetaSinjali/