image Rrëfimi i vajzës që i mbijetoi sulmit rus: E pashë babanë tim kur u qëllua në kokë

Botë

Rrëfimi i vajzës që i mbijetoi sulmit rus: E pashë babanë tim kur u qëllua në kokë

news image

Një prej civilëve që i mbijetoi sulmit rus ndaj konvojit të civilëve ukrainas, ka rrëfyer tmerrin që e ka përjetuar.

Në këtë sulm të forcave ruse, kanë humbur jetën të paktën 24 civilë ukrainas, përfshirë 13 fëmijë dhe një grua shtatzënë që kishte përfunduar nën rrënojat e konvojit të veturave civile, që u bombarduan në lindje të Ukrainës.

Punonjësja shëndetësore e cila ishte me babanë e saj në ato momente, thotë se filluan sulmet ajrore fillimisht, ku menjëherë kishte ndalë veturën dhe kishte dalë jashtë.

E derisa po qëndronin të shtrirë, kishte parë sesi babai i saj po qëllohej për vdekje në kokë. Ajo çfarë ishte më e tmerrshme për të, është fakti që para syve të saj ndodhi vrasja e babait.

Me të arritur autoambulancat e para, rruga ishte e mbushur me gjak dhe kufoma të civilëve që u vranë nga sulmet ruse në lindje të vendit.

E këtë sulm ndaj konvojit të civilëve ukrainas, presidenti Volodymyr Zelensky e ka cilësuar si “vazhdimësi e terrorit rus mbi civilët”.

/GazetaSinjali/