image Rrebeshe shiu e bubullima, parashikimi i motit për këtë javë

Kosovë

Rrebeshe shiu e bubullima, parashikimi i motit për këtë javë

news image

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, të premten pasdite mundësi për rrebeshe shiu. Në fundjavë destabilizim i motit, rrebeshe shiu me bubullima, temperaturat në rënie të lehtë.

Rryma të nxehta ajrore nga Afrika veriore do të kushtëzojnë mot të nxehtë në dy ditët e ardhshme. Ditën e enjte fushat e presionit më të rritur do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Sipas Prishtina Weather, nga dita e premte fusha të presionit të ulët nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që në fundjavë sjellin destabilizim të motit me rrebeshe shiu dhe bubullima. Të shtunën vende-vende rrebeshet mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohen mundësitë edhe për breshër. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë. Nga dita e hënë sërish parashihet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, mirëpo orëve të pasdites mbetet mundësia për ndonjë rrebesh shiu.

Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, prandaj edhe këshillohet t’i ikim qëndrimit të gjatë në diell orëve të mesditës.

13.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite përgjatë viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

14.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Ditën me zhvillime të vransirave, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.

15.08 – Paradite intervale me diell. Gjatë ditës dhe në mbrëmje vransira me rrebeshe shiu dhe bubullima. Vende-vende rrebeshet mund të jenë më intenzive me mundësi edhe për breshër.

16.08 – Kryesisht me vransira. Nga mesdita priten kushte për rrebeshe shiu me bubullima.

17.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite vende-vende mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të një rënie të lehtë ditën e diel. Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 26C deri në 32C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga drejtime të ndryshme 2-10m/s.
Shtypja atmosferike do të sillet përreth vlerave normale./Gazeta Sinjali/

Image may contain: text that says 'Enjte 13/08 Premte 14/08 Shtune 15/08 Diel 16/08 30 Hene 17/08 15 31 -4m/s Shtypja: 017mb indeksi: AQI: 30-60 28 16 15 Era: ariabile -6m/s Shtypja: 1014mb indeksi: AQI: 40-70 26 Era:JL-VL -10m/s Shtypja: 1013mb 15 30 Era: 1-4m/s Shtypja: 1015mb AQI: Grafiku 35 30 25 20 15 -2m/s Shtypja: 1014mb te parashikuara dhe vlerave mesatare shumevjeçare 10 Parashikimi .08.2020 kualitetit rrezikshme 300 500 Shenimet per UV indeks: DWD'