image Rrahje në Skënderaj, dy persona dërgohen në spital – arrestohen katër të tjerë

Siguri

Rrahje në Skënderaj, dy persona dërgohen në spital – arrestohen katër të tjerë

news image

Dje në rrugën ‘’Xheva e Fehmi Lladrovci” në Skenderaj, ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Në vendngjarje kanë mbetur dy persona të lënduar, të cilët më pas kanë pranuar edhe trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas ankuesit,  motivi i incidentit ka qenë një mosmarrëveshje në trafik.

Pas një pune intensive të policisë, është arritur që të arrestohen personat e dyshuar.

Bëhet fjalë për  “F.K., 21 vjeçar; E.K., 19 vjeçar; E B., 19 vjeçar, Q. K., 22 vjeçar”.

“Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “Sulm-Lëndim i rëndë trupor””, njofton policia. /Gazeta Sinjali/