image Rrahje në Prishtinë, tre persona shoqërohen në polici

Siguri

Rrahje në Prishtinë, tre persona shoqërohen në polici

news image

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sonte në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, apo siç njihet ndryshe “Te kafet e vogla”, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka intervenuar në këtë rast dhe ka shoqëruar në stacion policor tre persona të dyshuar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sonte në ora 22:04, policia është njoftuar për një rrahje në rrugën ‘Fehmi Agani’ (Te kafet e vogla). Njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë sjellë në Stacionin Policor “Qendra” tre të dyshuar”, ka thënë Krasniqi. 

Më tej, ai njoftoi se rasti është duke u trajtuar nga policia. /Gazeta Sinjali/