image Rrahje në një lokal në Skenderaj, arrestohet një person

Kosovë

Policia/ Rrahje në një lokal në Skenderaj, arrestohet një person

news image

Një person është arrestuar nga policia pasi që i njëjti ka sulmuar dy persona të tjerë në një lokal në Skenderaj.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një lokal ka sulmuar fizikisht dy viktimat, një femër  shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/