image Rrahja në Han të Elezit, këta janë dy personat që përfunduan në ndalim policor

Siguri

Rrahja në Han të Elezit, këta janë dy personat që përfunduan në ndalim policor

news image

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Han të Elezit, pasi u rrahën mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personat që ranë në prangat e Policisë janë Dardan Bushi 23-vjeçar dhe Sabir Thaçi 58-vjeçar.

Sinjali mëson se si pasojë e përleshjes, Bushi dhe Thaçi kanë pësuar lëndime trupore, për çka edhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Han të Elezit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ata janë udhëzuar që nga aty të shkojnë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

/GazetaSinjali/