image Rrahje mes të rinjve në qendër të Mitrovicës, katër prej tyre përfundojnë në spital

Siguri

Rrahje mes të rinjve në qendër të Mitrovicës, katër prej tyre përfundojnë në spital

news image

Disa të rinj janë përleshur fizikisht mes vete mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22:40, në qendër të qytetit të Mitrovicës, në rrugën “Bedri Gjina”, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e përleshjes, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte (të mërkurën) rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën ‘Bedri Gjina’ në Mitrovicë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në informacionet e para dyshohet se katër persona të përfshirë në përleshje janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”, tha ai.

Zahiti tha se njësitë përkatëse policore janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjes.

Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë pamje nga momenti i përleshjes.

Një sinjalizues i ka thënë gazetës se të rinjtë që janë përfshirë në këtë përleshje kanë përdorur mjete të forta, me të cilat ia kanë dëmtuar veturën e tipit “Mercedes”, njërit prej të përfshirëve në këtë rast.

Sipas tij, të dyshuarit që kanë nisur rrahjen, kanë ndalur veturën prapa Mercedesit dhe pastaj kanë dalë nga vetura e tyre dhe kanë filluar të përleshen për rreth 15 minuta.

Gazeta Sinjali merr vesh se personat që janë përfshirë në këtë rast, kanë precedent penal në Policinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/