image Rrahje mes disa personave në Prishtinë, një përfundon në QKUK, disa në polici

Sinjalizime

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, një përfundon në QKUK, disa në polici

news image

Një person është lënduar gjatë një përleshjeje që ndodhi para pak minutave mes disa personave në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Disa sinjalizues i kanë thënë Gazetës Sinjali se i lënduari është dërguar në QKUK ku është duke marrë tretman mjekësor.

Gazeta Sinjali mëson se lidhur me këtë rast janë arrestuar disa persona të cilët momentalisht janë duke u intervistuar në stacion policor “Qendra”./Gazeta Sinjali/