image Rrahje me sëpata mes dy familjeve në Prizren

Siguri

Siguri/ Rrahje me sëpata mes dy familjeve në Prizren

news image

Një person është lënduar rëndë dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta si pasojë e një rrahje që ka ndodhur mes dy familjeve në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Në rrahje kanë qenë të përshirë pesë persona.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

“Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy familjeve, ku janë përfshirë pesë meshkuj kosovar. Si pasoj e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman, ndërsa katër të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe konfiskuar dy shkopi të sëpatave.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa në tjetër është liruar./GazetaSinjali/