image Rrahje masive në Prishtinë, Policia prangos 6 persona

Siguri

Rrahje masive në Prishtinë, Policia prangos 6 persona

news image

Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasi që të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për shkak të rrahjes.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës rreth orës 17:33.

Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/