image Rrahje brutale mes disa nxënëseve në Gjakovë, dy motra e sulmojnë me grushte e shqelma një vajzë (VIDEO)

Siguri

Rrahje brutale mes disa nxënëseve në Gjakovë, dy motra e sulmojnë me grushte e shqelma një vajzë (VIDEO)

news image

Rrahjet mes nxënëseve në shkollat fillore e të mesme në këtë vit shkollor kanë qenë mjaft të shpeshta. Të tilla ngjarje po alarmojnë prindërit për sigurinë e fëmijëve të tyre në institucionet e arsimit, por edhe përreth tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundmi ka ndodhur edhe një rast i tillë në qytetin e Gjakovës, ku një vajzë është rrahur brutalisht nga dy vajza të tjera (motra), të cilat sipas sinjalizuesve të Sinjalit janë nxënëse të shkollës “Emin Duraku” në këtë komunë.

Për motive ende të panjohura, vajza që është viktimë e këtij rasti është sulmuar fizikisht nga dy vajzat e dyshuara të cilat e kanë rrahur me grushte e shqelma.

Në videot e siguruara nga Sinjali, shihet se fillimisht viktima dhe vajza e dyshuar flasin diçka mes vete dhe pas pak sekondash, e njëjta e rrëzon vajzën tjetër përtokë dhe më pas e sulmon. Në ndihmë asaj i del edhe motra, që sipas pamjeve shihet se mosha e tyre mund të jetë 13-15-vjeç.

Pasi viktima rrahet nga dy motrat, i paralajmëron ato se “Policinë ia thirri”, teksa e dyshuara kryesore ia kthen “Thirre, qatje t’pres”.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet të reja, nëse rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës.

/GazetaSinjali