image Rrahje afër QKUK-së, arrestohet një person

Siguri

Rrahje afër QKUK-së, arrestohet një person

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Sulm”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se është përfshirë në një rrahje që ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:30, në rrugën “Fehmi Lladrovci”, afër QKUK-së, në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Informata është pranuar rreth orës 17:30, për një rrahje, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore.”

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar sulm dhe po hetohet nga policia”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/