image Ronaldo po i largon veturat nga shtëpia, shenjë e largimit të tij edhe nga Juventusi?

Futboll

Ronaldo po i largon veturat nga shtëpia, shenjë e largimit të tij edhe nga Juventusi?

news image

Ylli portugez Cristiano Ronaldo po i zhvendos veturat e tij luksoze nga garazhi i shtëpisë në Torino, duke i shtuar spekulimet se në fund të këtij edicioni mund të largohet nga skuadra e Juventusit, transmeton Sinjali Sport.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën, se portugezi të dielën ka nisur largimin e veturave nëpërmjet kompanisë së njohur “Rodo Cargo” me bazë në Lisbonë.

Në videon e publikuar nga “Per Sempre Calcio” shihet njerëzit duke ngarkuar veturat luksoze të Ronalos nëpër kamionë për t’i bartur diku tjetër.

Pikërisht, vendosja e veturave të Ronaldos në vitin 2018 në Torino ishte shenjë e transferimit të portugezit te Juventusi.

36-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri vitin e ardhshëm dhe këtë edicion ka shënuar 36 gola në 43 ndeshje në të gjitha garat, por duke dështuar të fitoj Serie A-n dhe duke u eliminuar në fazën e parë të Ligës së Kampionëve nga Porto. /Gazeta Sinjali Sporti/