image Ronaldo nën hetim për pastrim të parave

Futboll

Ronaldo nën hetim për pastrim të parave

news image

Pas Massimiliano Allegri, zyrat kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë janë përqendruar te të ardhurat e futbollistit të Juventusit, Cristiano Ronaldos, transmeton Sinjali Sport.

Për portugezin nën dyshim dhe hetim janë tre tërheqje parash prej 220 mijë eurosh nga ana e tij midis Dhjetorit 2020 dhe Shkurtit 2021.

Duke iu referuar këtyre burimeve bëhet me dije se Ronaldo ka shpenzuar 31.4 milionë euro nga 1 Janari 2020 deri më 31 Mars 2021, periudhë ku të ardhurat për sulmuesin arritën në 33.9 milionë euro. Në praktikë shuma e theksuar në raport korrespondon me 5% të shumës së mbledhur në dy muaj, ose 0.7% të shpenzimeve totale në periudhën e konsideruar.

Ndërkohë që sjellim në vëmendje se Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Manchester United kanë shfaqur interes për të firmosur me 36-vjeçarin, që pas tre viteve te Juventus po mendon për një eksperiencë të re.  /Gazeta Sinjali Sporti/