image Ronaldo kërkon largimin, angazhon agjentin e tij për t’i gjetur skuadrën e re

Futboll

Ronaldo kërkon largimin, angazhon agjentin e tij për t’i gjetur skuadrën e re

news image

Epokës së Cristiano Ronaldos te Juventusi duket se i ka ardhur fundi, shkruan Sinjali Sport.

Mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” raporton se portugezi ka shprehur dëshirën të largohet nga skuadra italiane.

Sulmuesi thuhet se e ka ngarkuar agjentin e tij Jorge Mendes për t’i gjetur klubin e ri për sezonin e ri.

Pas disa spekulimeve se ai do të kthehet në Madrid, nuk ishin të sakta, pasi që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mohoi kthimin e mundshëm të tij në “Santiago Bernabeu”.

Një prej opsioneve mbetet Manchester United, të cilët raportohet se kanë shfaqur interesimin për 36 vjeçarin, të cilit kontrata te “Zonja e vjetër” i skadon në vitin 2022.

Sidoqoftë, për çdo lëvizje që mund të bëjë Ronaldo, do t’i duhet që të ulë pagën e tij prej 31 milionë eurove në vit sa i fiton te Juventusi dhe largimi jashtë Italisë do ta detyrojë atë që të paguajë më shumë taksa.

Ronaldo këtë vendim e ka marrë në momentin kur “Bianconeri” u eliminuan në Ligën e Kampionëve nga Porto.

Ylli portugez ka një krizë edhe në shënimin e golave, ku në tri ndeshjet e fundit nuk ka shënuar dhe në këtë edicion me Juventusin i kanë humbur shancat për të fituar ligën.

Mos plasmani në Ligën e Kampionëve mund të konfirmojë largimin e tij, duke e parë moshën e tij, ai do synojë që të fitojë Ligën e Kampionëve të paktën edhe një herë. /Gazeta Sinjali Sport/