image Ronaldo hyn në mesin e tre ekzekutuesve më të mirë të gjuajtjeve të lira në histori të Premier Ligës

Futboll

Ronaldo hyn në mesin e tre ekzekutuesve më të mirë të gjuajtjeve të lira në histori të Premier Ligës

news image

Manchester United triumfoi ndaj Norwichit në shtëpi me rezultat 3-2 të shtunën.

Të gjitha tre golat për klubin i realizoi Cristiano Ronaldo, teksa ai i fundit ishte spekakolar i realizuar nga gjuajtja e lirë.

E kur jemi tek gjuajtjet e lira, Ronaldo tani zë një vend të ngritur mjaft lartë.

Portugezi tashmë ka hyrë në listën e tre ekzekutuesve më të mirë në histori të Premierligës, shkruan Sinjali Sport.

37-vjeçari ka realizuar 12 gola nga gjuajtja e lirë në kampionatin anglez, duke qëndruar vetëm prapa James Ward-Prowse (13) dhe David Beckham (18).

Ndryshe, portugezi realizoi hat-trickun e tij të 50-të në karrierë në nivel klubesh, dhe të 60-të me klubin dhe kombëtaren.

/GazetaSinjaliSport/